Tregimet demode të Tom Hanksit

Tregimet demode të Tom Hanksit

12 nëntor 2017 15:00

Është e rrallë që një libër të jetë vërtet i dhimbshëm për t’u lexuar, por të kapërcesh nëpër përmbledhjen me rrëfime të shkurtra të Tom Hanks, “Uncommon Type”, është tepër e vështirë. “Some Stories” (Disa rrëfime) shkruhet në ballinën e librit – por a janë disa? Në 400 faqe, duket sikur ato nuk do të përfundojnë asnjëherë.

Asnjë vëllim me rrëfime të shkurtra nuk duhet të jetë kaq i gjatë. Përjashtim i këtij rregulli janë përmbledhjet e Alice Munros ose George Saunders, shkrimtarë këta që kanë arritur deri tek këto faqe të shumta me kalimin e vështirësive nëpër vite: dhe natyrisht që jo me një libër debutues, qoftë edhe nëse aktori fitues i çmimit “Oscar” është thesar kombëtar i Amerikës.

Në fund të fundit, do të kisha pritur që redaktori i Hanksit të përzgjidhte një përmbledhje më të shkurtër me rrëfimet më të fuqishme që kishte ofruar ai, shkruan “The independent”, transmeton “Koha Ditore”. Por, në vend se të ndodhë kjo, ne kemi 17 rrëfime që rangohen nga më të tmerrshmet e deri tek ato më mediokre. Unë thjesht do të marr guxim dhe ta them: nëse do të ishte shkruar nga dikush tjetër, nuk besoj që kjo përmbledhje do të botohej.

Një mori shkrimesh janë të zhvendosura në vitet ‘50 (përfshirë edhe disa që ngjasojnë sikur me kujtimet e ‘Saving Private Ryan’): një tjetër është rrëfim futuristik për udhëtimin në kohë: pastaj e kemi një rrëfim të zhvendosur në kohën bashkëkohore që flet për fqinjët e mirë: dhe më kah fundi një fantazi në të cilën katër miq udhëtojnë drejt hënës.

Ai shkruan për “njerëzit”, personazhet e tij thonë gjëra si “yowza” – një shprehje entuziazmi, “howdy do” – një lloj përshëndetjeje, “dandy” – i mrekullueshëm dhe “atta boy!” – një lloj shprehjeje joformale e inkurajimit a admirimit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme