Piktorja e lojës me hapësirën

Piktorja e lojës me hapësirën

12 nëntor 2017 11:22

Një fustan me ngjyrë të kuqe të errët, goxha shpesh i vishet personazhit të pikturave që mbajnë firmën e Argenita Fetahut. Në të shumtat e rasteve, personazh bëhet vetë ajo.

Historia e fustanit zë fill në një kohë të shkuar, por artistja e përdor atë për ta ndjekur një rrugëtim krejtësisht të ri, shkruan sot “Koha Ditore”. Në lojën e saj me ngjyrat e pëlhurën, ajo ka krijuar një identitet artistik që dallon për shkak të imazheve gjysmë reale e gjysmë abstrakte.

I qëllimshëm është provokimi i saj ndaj imagjinatës së shikuesit. Siç thotë Fetahu, edhe “vetë piktura na shtyn të ngacmojmë imagjinatën”.

Artisja e re në moshë ia ka dalë ta bëjë këtë. Në një bisedë për “Kohën Ditore” zbërthen botën e pikturave të saj që deri më tani i ka ekspozuar nëpër ekspozita të shumta kolektive dhe një personale.

Ngacmimi i intuitës

Argenita Fetahu është lindur më 1993 dhe ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në Drejtimin e pikturës. Ka nisur edhe studimet master në klasën e piktores së njohur Zake Prelvukaj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme