Kulturë

Artisti pa estetikë përballë përditshmërisë

Politika, filozofia dhe historia e artit janë tri shtylla mbi të cilat bazohet krijimtaria artistike e Meriton Malokut.

Hulumtimi deri te vepra për të është shumë i rëndësishëm. Në këtë formë ai thotë se artistit i jepet mundësia që për secilën vepër që realizon të ketë një lloj kalimi më të lehtë, duke mbajtur kështu vazhdimësinë edhe për njohjen e vetes, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhomat, portretet, simbolet gjenden gati në secilën vepër të tij. Të tria përthekohen edhe në “Përmbyllje”, instalacioni i fundit që iu prezantua publikut në Prishtinë. Një punë që nisi para dy vjetësh u finalizua javën që shkoi.

Maloku është përzgjedhur në mesin e tre finalistëve për çmimin “Artistët e së nesërmes” që organizon qendra për art bashkëkohor “Stacion”. Krahas instalacioneve, Maloku është artist që botën e tij e shpalos edhe përmes vizatimit, pikturës, fotografisë e performancës. Krijimtaria e tij artistike gati gjithmonë prek tema të ndjeshme që ose lidhen me të ose kanë një shtrirje më të gjerë shoqërore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.