“Moda dhe ikonografia katolike” temë edicionit të sivjetmë të “Met Ball”

“Moda dhe ikonografia katolike” temë edicionit të sivjetmë të “Met Ball”

11 nëntor 2017 18:03

“Moda dhe ikonografia katolike” do të jetë tema e “Met Ball 2018”, ngjarja vjetore e organizuar nga instituti “Metropolitan Museum of Art’s Costume” në New York dhe që për edicionin e ardhshëm do të përurojë ekspozitën “Trupat qiellorë: Moda dhe imagjinata katolike”.

Me më shumë se 150 krijime, veshje të huazuara nga Vatikani dhe veshje nga stilistë të rëndësishëm si: Chanel, Balenciaga dhe Versace, ekspozita do të theksojë lidhjen e ngushtë që gjithmonë e lidh modën dhe fenë dhe do të tregojë se si ikonografia fetare ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë në sistemin e modës, raporton emisioni Express në KTV.

Derisa vazhdojnë përgatitjet për këtë event, që është një nga takimet më të pritura të vitit, dalin edhe detajet e para mbi emrat e të famshmëve që do të parakalojnë në tapetin e kuq, gjatë këtij edicioni të galasë.

Lajmi i parë i madh është i lidhur me tri mikpritëset e “Met Gala-s”, Donatella Versace, Rihanna dhe Amal Clooney, tri gra me personalitete të forta. Pra, gjasat për një mbrëmje vërtet unike janë të mëdha dhe nuk na mbetet tjetër veçse ta presim majin e vitit të ardhshëm.

Ngjarja e organizuar nga Muzeu Metropolitan i Artit, që njihet shkurt si "Met Gala", dhe që vlerësohet si "Oscar"-i i modës, më parë është organizuar me radhë nga revistat e modës "Vogue" dhe "Bazaar". Ndërsa nga viti 1995, kur organizimin e saj e mori në dorë Anna Vintour, kjo ngjarje është bërë gradualisht një veprimtari vjetore e revistës prestigjioze "Vogue" në SHBA. "Met Gala" ndahet në dy pjesë: ballo dhe ekspozitë mode.

Balloja e bamirësisë e Muzeut Metropolitan të Arteve të Nju-Jorkut organizohet në fillim të majit të çdo viti dhe është mbrëmja më madhështore në fushën e modës. Çmimi për të marrë pjesë në këtë ballo, ku shtrohet edhe qilimi i kuq, është 25 000 dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme