Zhdukja e Tjetrit nga harta meteorologjike

Zhdukja e Tjetrit nga harta meteorologjike

11 nëntor 2017 15:32

Me një anglishte të ushtruar nga sitcom-i komiko-romantik “Friends”, i cili filloi të shfaqej në Amerikë një vit para përfundimit të luftës në Bosnjë, ajo tha: Në një mënyrë a në një tjetër unë nuk ndihem serbe, por jugosllave, edhe pse Jugosllavia nuk ekziston më. Më kupton my friend?, shtoi ajo, duke më vështruar në sy. Dhe e di ti se cila është fjala më e bukur jugosllave? Dušo! Duu-šš-oooooo! Të gjitha kombet që dolën pas shthurjes së Jugosllavisë e kanë këtë fjalë, shkruan sot Arian Leka në Koha Ditore.

Duu-šš-ooo! Kjo fjalë na mban ende bashkë, edhe pse ne nuk jemi më të bashkuar. Duu-šš-ooo shpreh gjithçka! Duu-šš-ooo hap gjithë portat! E kupton pse unë ndihem jugosllave? Have a nice flight back home, Dušo, my friend, prijatelju moj. Prit një çast. E keni ju fjalën Dušo në shqip? Jo? Pse jo? Ka keq? Po si ia bëni pa Dušo? Mirë! Laku noć my Albanian friend!

Kjo ishte biseda e fundme që u krye në hollin e hotelit me një poete serbe, me të cilën kishim qenë të ftuar në të njëjtin festival poetik. Duu-šš-ooo! Me të hyrë në dhomë fillova të kërkoj në Google. Çfarë kuptimi kishte fjala Dušo? Kisha shkruar vetëm Duš.., kur Google sugjeroi: Do you mean Dušan? Stefan Dušan the Mighty? Jo!

Nuk po kërkoja asgjë mbi Stefan Dušan Ngadhënjyesin, nën sundimin e të cilit Serbia njohu kulmin e zgjerimit territorial, politik e kulturor, për të cilin kisha dëgjuar se ndërroi jetë në Devollin shqiptar, si pasardhës i Stefan Dečanski-t, emri i të cilit përmendet sa herë klikon mbiemrin Manastiri i Deçanit në Kosovë. Doja të gjeja vetëm kuptimin e asaj Dušo që, sipas mikes sime, ishte fjala-kod, që i mbante ende të bashkuar kombet që u formuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme