“Pianisti” - libri si altar ku ndërgjegjja njerëzore mund të pastrohet

“Pianisti” - libri si altar ku ndërgjegjja njerëzore mund të pastrohet

11 nëntor 2017 14:32

Poeti, kompozitori dhe eseisti i njohur gjerman, Wolf Biermann, në pasthënien që i shkruan librit “Pianisti”, e kujton një bisedë prekëse me autorin, Wladyslaw Szpilmanin: “Në rini kam studiuar dy vjet muzikë në Berlin. Nuk jam në gjendje të kuptoj ç’ka bërë vaki me këta gjermanë...kanë qenë kaq shumë të dhënë pas muzikës!” Lexuesi i këtij libri, por edhe secili që ka lexuar për tmerret e Holokaustit, nuk ka sesi të mos e bëjë të njëjtën pyetje.

Të mos e ketë të njëjtën dilemë. Të mos e nxjerrë të njëjtin duf e të mos e bëjë të njëjtën thirrje. Pas kaq vitesh, ky libër, tingëllon si të jetë shkruar për secilën kohë, për secilën gjuhë, për secilën kulturë dhe për secilën fe e qeveri, shkruan sot Ndue Ukaj në Koha Ditore.

Gjermani Wolf Biermann, i mahnitur nga figura e pianistit dhe kujtimet e tij, shkruan për këtë të mbijetuar nga pushtimi nazist gjerman në Poloni, ku “kanibalë të vërtetë ishin hitlerianët e ushqyer më së miri.” Ai e vlerëson librin, meqë “gjuha e tij është e përmbajtur dhe autori nuk e njeh urrejtjen”.

Pikërisht këtu qëndron madhështia e njerëzve të mëdhenj, çfarë ishte autori i këtij libri, i cili me gjithë tmerret dhe vuajtjet që përjetoi, asnjëherë nuk ra në kthetrat e urrejtjes dhe verbësisë mendore që shkakton ajo. Por, me një çiltërsi e thjeshtësi e përshkroi luftën, duke na lanë një libër testament, një autobiografi, ku autori shtjellon ngjarjet në veten e parë, përshkruan luftën, atmosferën sociale e psikologjike që mbizotëronte atëkohë, mendimet dhe ndjenjat vetjake për të dhe raportet me njerëzit që e rrethonin.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme