“Trio Alba” në kapërcimin e dimensioneve me magjinë e tingujve

“Trio Alba” në kapërcimin e dimensioneve me magjinë e tingujve

11 nëntor 2017 13:35

Kur lirika, pasioni, harmonia dhe drama gërshetohen në një koncert të vetëm, magjia është e pashmangshme. Komunikimi muzikor që sjell kombinimi midis pianos, violinës dhe violonçelit nuk ka se si të mos jetë e tillë, sidomos kur këtë e sjell një trio që njihet për lojën bindëse në skenë.

Treshja “Trio Alba” nga Austria të enjten mbrëma solli tri vepra sa kërkuese aq edhe të ndryshme. Secila në vete ngërthen një histori që përcillet përmes melodisë, që sipas violinistes gjermane Livia Sellin “të dërgojnë në një dimension tjetër”. Sellin bashkë me violonçelistin austriak Phillip Comploi dhe pianisten kinezo-austriake Chengcheng Zhao sollën tri piano-koncerte në mbrëmjen që shënoi edhe përmbylljen e edicionit të 18-të të festivalit të muzikës kamertale “Kosova Kamer Fest”.

Mbrëmjen e nisën me “Piano trion në C-dur hob. XV/27” të Joseph Haydn, i cili ndryshe njihet si njëri prej kompozitorëve të parë që ka krijuar kombinime të tilla muzikore. Ky piano-koncert njëherësh është i fundit i tij, i cili përbëhet nga tri kohë. Koha e parë e cila është më shumë në formë të sonatës dhe ka temë lirike në fillim, më pas merr formë energjike. Nga kjo në kohën e dytë kalon në melodi më elegante që në vete ngërthen episode të stuhishme, por me një ekuilibër mes të dyjave.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme