Shqiptarët që i shpëtuan hebrenjtë kapërcyen mikpritjen e besën

Shqiptarët që i shpëtuan hebrenjtë kapërcyen mikpritjen e besën

10 nëntor 2017 12:02

Prishtinë, 10 nëntor - Në një vëllim prej rreth 280 faqesh dokumentohet se si shqiptarët u kanë dalë në ndihmë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pos rrëfimeve të të mbijetuarve, në librin “Rrugëtimi - Journey”, në shqip e anglisht paraqiten dokumente që dëshmojnë që pos popullit shqiptar, edhe autoritetet shtetërore shqiptare të asaj kohe kishin pajisur me dokumente identifikimi hebrenjtë duke iu dhënë atyre edhe nënshtetësinë shqiptare.

Në promovimin e librit të enjten në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur edhe ekspozita me të njëjtin titull, ku paraqiten dokumente e fotografi të rrugëtimit të hebrenjve nëpër trojet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Recensenti i librit, Mehmet Prishtina, ka thënë se bartja e hebrenjve nga Kosova, Struga e Dibra për në territoret e Shqipërisë së sotme ishte mundësuar edhe me ndihmën e autoriteteve lokale shqiptare në Kosovë dhe qytetet e tjera duke i pajisur ata me dokumente identiteti dhe identifikimi, me të cilat kanë kaluar kufirin dhe i kanë shpëtuar rrezikimit të jetës. “Shembuj të tillë, si referenca zyrtare, janë zyrtarët e Bashkisë së Ferizajt që pajisën me dokumente shqiptare hebrenjtë për t’iu mundësuar kalimin në Shqipëri. Prefekti i Elbasanit Tafil Boletini sistemoi popullatën hebraike, që në rrugë ilegale kishte arritur në këtë Prefekturë”, ka thënë Prishtina. Sipas tij, me urdhër të Boletinit u ishte mundësuar hebrenjve pajisja me dokumente identifikimi e me nënshtetësi shqiptare.

Skender Asani është bashkautor i librit me Albert Ramajn. Ai ka thënë se populli thotë se “para fakteve përulen edhe perënditë” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

kujtimi13/11/2017 10:07

e ironija eshte se Izraeli nuk na rpranon si Shtet per shkak te Palestines e Palestina per shkak te Serbis.

Shto koment

Të ngjashme