Teatri Kombëtar do buxhet të veçantë për prezantime jashtë vendit

Teatri Kombëtar do buxhet të veçantë për prezantime jashtë vendit

10 nëntor 2017 09:19

Prishtinë, 10 nëntor - “Bordel Ballkan”, shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që ngjalli reagime dhe kureshtje të madhe të audiencës, qysh kur u dha premierë në fund të muajit prill, qysh tash i ka të paktën dy ftesa për t’u prezantuar jashtë vendit. Organizatorët e një festivali në Sarajevë dhe një tjetri në Meksikë kanë shprehur interesim për ta përfshirë në programin e vitit të ardhshëm shfaqjen me tekst të Jeton Nezirajt në regji të András Urbánit, bazuar në dramën antike “Orestia” të Eskilit.

Menaxhmenti i TKK-së ka paralajmëruar se do t’i kërkojë Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit buxhet për prezantim të shfaqjeve jashtë vendit, duke qenë se përveç ftesave për “Bordel Ballkan”, deri në fillim të vitit 2018 do t’i ketë të paktën pesë mundësi për ta përfaqësuar vendin në festivale ndërkombëtare. Për vitin 2017, menaxhmenti i TKK-së i kishte kërkuar MKRS-së 30 mijë euro për prezantim të shfaqjeve jashtë vendit, por nuk i qe ndarë asnjë cent për këtë kategori.

Buxheti i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës për këtë vit ka qenë 370 mijë euro, prej të cilave 265 mijë të parapara për gjashtë premiera në skenën e madhe dhe 50 mijë për ato në skenën e vogël. Deri në fund të vitit, në skenën e madhe pritet të realizohet premiera e pestë me radhë, derisa në skenën e vogël janë paraparë edhe dy sosh. Realizimi i projektit të gjashtë të skenës së madhe është paralajmëruar të shtyhet për vitin që vjen.

Agim Sopi, drejtor i përgjithshëm i TKK-së, ka thënë se aktualisht janë dy festivale që kanë shprehur interesim për shfaqjen “Bordel Ballkan” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme