Filmi ‘Memory’ i regjisorit nga Kosova sot shfaqet në Festivalin e Virxhinias

Filmi ‘Memory’ i regjisorit nga Kosova sot shfaqet në Festivalin e Virxhinias

10 nëntor 2017 08:52

‘Memory’, filmi i regjisorit kosovar, Ilirjan Himaj, do të shfaqet sot, të premten, në Festivalin e Filmit në Virxhinia.

Ambasada e Kosovës në Uashington, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka ftuar të gjithë adhuruesit e filmit që të shkojnë në këtë festival dhe të shohin këtë film.

‘Memory’ sjell rrëfimin e plakut Sylë, i cili është i sëmurë me Alzaimer. Ai del nga shtëpia për të blerë një lodër për nipin e tij. Në përballje me sëmundjen, të ftohtit e dimrit dhe reshjet e borës, ai nuk arrin të kujtojë rrugën e kthimit për në shtëpi.

Ky film është jetësuar nga aktorët: Xhevat Qorraj, Igballe Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi, Agron Shala.

e festivalit “Virginia Film Festival” do të jenë shumë figura botërore, mes te cileve edhe edhe regjisori i madh Spike Lee dhe aktori i nominuar për Oscar dhe Golden Globe, William H.Macy.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme