Estetika e shtatoreve në Kosovë pa kritere të veprave të artit publik

Estetika e shtatoreve në Kosovë pa kritere të veprave të artit publik

09 nëntor 2017 21:35

Periudha e pasluftës në qytetet e Kosovës, prodhoi ngritjen e shumë shtatoreve të cilat prej tyre nuk i përmbushin kriteret për t’u cilësuar si vepër artistike.

Madje disa prej shtatoreve që janë realizuara duke portretizuar figurat kombëtare fare nuk i ngjasojnë atyre, raporton emisioni “Express” në KTV.

Përpos estetikës, këto vepra të artit publik shpeshherë as nuk mirëmbahen.

Njëra nga shtatoret e cila që nga zbulimi i saj vazhdon të kritikohet për defekte estetike është ajo e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, e vendosur në Prishtinë.

Autori i kësaj vepre, e cila peshon 900 kg dhe është tre metra e gjatë, u shpreh se bazamenti aktual i saj do të pësoj ndryshime, teksa e pranon që kishte gabime gjatë realizimit.

Vendosja e shtatoreve pa kritere po kërkohet me ngulm të ndalohet si fenomen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme