Hapet ekspozita e fotografive “Grand Tour Italia”

Hapet ekspozita e fotografive “Grand Tour Italia”

09 nëntor 2017 19:05

Sonte në Prishtinë është hapur ekspozita e fotografive “Grand Tour Italia”, e autorit Franco Fontana.

Me këtë rast ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi tha se ekspozita e autorit Franco “Grand Tour Italia”, paraqet një përmbledhjeve të fotografive nga Italia, të cilat janë bërë gjatë viteve të fundit dhe disa prej tyre janë metafizike dhe peizazhe që ngjajnë me ato të Kosovës.

“Kjo është ekspozitë e fotografive të fotografit më të njohur në Itali, Franco Fontana, i cili është një artist që performon punën e tij për më shumë se pesëdhjetë vjet dhe mund të them se portretet e tij, janë vepra që janë prezantuar në shumicën e muzeve më të rëndësishme në botë, si në Nju Jork”, ka thënë Sardi.

Ai ka theksuar se kultura është urë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, raporton kp.

Prezent në këtë ekspozitë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili me këtë rast ka thënë se është mirë për të parë këtë ekspozitë, pasi që kosovarët ende nuk kanë liberalizimin e vizave, kështu që është më lehtë për të parë italianët kështu.

Sipas tij, kjo ngjarje është me rëndësi, e cila lidhë Kosovën dhe popullin e Italisë, sepse Java e Gjuhës italiane, kultura italiane, si dhe ekspozita e sotme jep mundësi me qenë këto dy shtete më afër.

“Është një ngjarje e mirë që lidhë Kosovën dhe popullin e Italisë. Java e Gjuhës italiane, kultura italiane, si dhe ekspozita e sotme në këtë mënyrë, na jep këtë mundësi me qenë këto dy shtete më afër. Është mirë për të parë këtë ekspozitë, pasi që ne ende në Kosovë nuk kemi liberalizimin e vizave, kështu që është më lehtë për të parë italianët kështu”, theksoi Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme