Akademiku Gudar Beqiraj i ofron dorëheqjen presidentit Ilir Meta

Akademiku Gudar Beqiraj i ofron dorëheqjen presidentit Ilir Meta

09 nëntor 2017 11:24

Tiranë, 9 nëntor – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti dje në takim kryetarin e zgjedhur të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademikun Gudar Beqiraj, i cili i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i kryetari i këtij institucioni, bën të ditur ATSH.

Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit e Presidentit bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektivën e përballjes së tyre me sukses, si dhe u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor te Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.

Po ashtu, thuhet se në takim, akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave, duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.

Presidenti Meta vlerësoi lart aktin qytetar të akademikut Gudar Beqiraj, duke vënë në dukje personalitetin e tij, si dhe theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë, me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme