Riaktualizohet kthimi i artefakteve të Kosovës të marra nga Serbia

Riaktualizohet kthimi i artefakteve të Kosovës të marra nga Serbia

09 nëntor 2017 10:20

Prishtinë, 9 nëntor - Ministria e Kulturës i është kthyer traditës së planifikimit të buxhetit për artefaktet që tash e 18 vjet gjenden në Beograd. Në Projektligjin për buxhetin e vitit të ardhëm janë paraparë 50 mijë euro për “kthimin e thesarit arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës”. Në tre vjetët e fundit MKRS-ja nuk kishte paraparë mjete për këtë çështje. Për herë të fundit këtë e kishte bërë më 2014, kur ishin paraparë 32 mijë euro të cilat kishin shkuar në suficit, siç ka ndodhur edhe me planifikimet e mëparshme për këtë.

Prej pasluftës Kosova nuk ka një strategji të qartë se si do të mundë të bëhej kthimi i artefakteve. 1244 artefaktet arkeologjike dhe etnografike ishin marrë nga Muzeu i Kosovës në vitet 1997-1999 për ekspozitën që ishte hapur në Beograd në mars të viti 1999. Tash gjenden në të ashtuquajturin Muzeu i Prishtinës në Beograd. Krejt çfarë kanë bërë Muzeu i Kosovës dhe Ministria e Kulturës për kthimin e artefakteve nga Serbia është fushata “Edhe unë dua të kthehem në shtëpi tani” në vitin 2009. Asokohe rrugëve të kryeqytetit ishin vënë posterë.

As institucionet e trashëgimisë kulturore e as MKRS-ja si institucioni më i lartë kulturor në vend nuk kanë shpjegim se si do të veprohet për kthimin e artefakteve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme