Hapet thirrja për festivalin Anibar 2018

Hapet thirrja për festivalin Anibar 2018

08 nëntor 2017 15:05

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar hap thirrjen për filma të animuar për edicionin e nëntë.

Ky edicion do të mbahet nga 13-19 gusht 2018, u bë e ditur përmes një njoftimi nga organizatorët e këtij festivali.

Anibar ka një gamë të gjerë të kategorive që janë në konkurrencë (të cilat janë të shënuara më poshtë) dhe pranon stile të ndryshme të animacionit, duke përfshirë animacion në kombinime me live-action.

Lista e plotë e kategorive të filmave:

- Ndërkombëtare,

- Student,

- Ballkan,

- Filmat e animuar të metrazhit të gjatë,

- Videoklipet e Animuara Muzikore,

- Kids and Teen.

Anibar do të ndajë gjashtë çmime në vlerë prej 3000 euro për filmat fitues dhe nga një kurorë (trofeu i Anibar).

Data e fundit për të dërguarin filmin në Anibar është 30 prill 2018.

Më shumë informata rreth rregullores dhe procedurave të aplikimit, klikoni nëwww.anibar.org/apply

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme