Tri animacione nga Kosova i bashkohen rrugëtimit në katër shtete

Tri animacione nga Kosova i bashkohen rrugëtimit në katër shtete

08 nëntor 2017 09:29

Kryeqyteti i Hungarisë është stacioni i parë për dy videoklipe të animuara dhe një tjetër film të shkurtër të animuar nga Kosova.

Universiteti Metropolitan i Budapestit me datën 14 të këtij muaji do të jetë nikoqir i programit me filma të animuar nga Kosova dhe shtetet e Vishegradit - Hungaria, Sllovakia, dhe Polonia. Krahas atyre kosovare, do të jetë edhe nga një film prej këtyre tri shteteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krejt kjo vjen si rezultat i një projekti në kuadër të festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar”.

“Kultivimi i kulturës së animacioneve midis Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Vishegradit” është programi i cili u mbajt para dhe gjatë edicionit të sivjetmë të festivalit, me mbështetjen financiare të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit. Ai do të vazhdojë gjatë muajve në vazhdim me shfaqjen e këtij programi edhe në vendet e tjera partnere të projektit, ku pos Hungarisë përfshihen edhe Kosova, Sllovakia e Polonia.

“Dikush fatin e rrotullon”, nga kënga me të njëjtin titull që këndon Elina Duni dhe “Retrovizorja”, filmi i animuar “Seed” (Fara) dhe “Alfabeti ecën vetë”, videoklip i këngës me të njëjtin titull e bendit “Oborri”, janë tri projektet kinematografike të Kosovës që do të shfaqen në këtë program. Janë realizuar nga Gëzim Ramizi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme