Shfaqje e programit me filma të animuar nga Kosova dhe shtetet e Vishegradit në Hungari, Sllovaki, Poloni dhe Kosovë

Shfaqje e programit me filma të animuar nga Kosova dhe shtetet e Vishegradit në Hungari, Sllovaki, Poloni dhe Kosovë

07 nëntor 2017 17:43

Si pjesë e projektit të Anibar “Kultivimi i kulturës së animacioneve midis Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Vishegradit”, i cili u zbatua para dhe gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar me mbështetjen financiare të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, do të vazhdojë gjatë muajve në vazhdim me shfaqjen e një programi të përbashkët të filmave të animuar në të gjitha vendet partnere: Kosovë, Hungari, Sllovaki, dhe Poloni.

Ky program është kuruar me qëllim të prezantimit të filmave të animuar të prodhuar nga të gjitha vendet partnere, dhe do të shfaqet në secilin nga këto vende. Kjo ngjarje do të organizohet për të forcuar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin midis vendeve partnere në fushën e animacionit, dhe me qëllim të promovimit të filmave dhe filmbërësve të rinj nga këto vende.

Në muajin nëntor shfaqja e filmave do të fillojë në Hungari duke vazhduar në Sllovaki, në muajin dhjetor programi shfaqet në Kosovë, dhe në muajin janar në Poloni.

Shfaqja e parë mbahet me 14 nëntor në Budapest në Universitetin Metropolitan të Budapestit në ora 16:00.

Programi i filmave:

Dikush fatin rrotullon 4’ (KS)

Alfabeti ecën vetë 4’ (KS)

The Seed 10’ (KS)

Strawberry days 14’ (SK)

Gyros Dance 14’ (POL)

Love 15’ (HU)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme