Kulturë

Më 14 nëntor ndahen Çmimet Kult 2017, kush janë të nominuarit

Më datë 14 nëntor Akademia Kult do të sjellë për të 13-in vit mbrëmjen e madhe të ndarjes së Çmimeve Kult, të vetmet çmime kombëtare vjetore (për Shqipërinë shtetërore) për fushat më përfaqësuese të artit dhe kulturës shqiptare.

Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve Kult.

Janë 60-të artistë të nominuar, për 10 çmime të mëdha, dy çmime speciale dhe dy çmime nderi.

Mbrëmja gala e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse fillon në orën 20:15.

Më poshtë gjeni listën e plotë të nominuarve sipas kategorive:

Libri Artistik i Vitit – Shkrimtari i Vitit

- Artan Fuga – “Murgu”

- Romeo Çollaku – “Mjalte ne teh”

- Thanas Medi – “Kohe e djegur”

- Virgjil Muçi – “Mekati fillestar”

- Zija Çela – “Princi i buzëqeshjes”

- Rudi Erebara – “Epika e yjeve të mëngjesit”

Përkthimi i vitit

- Bajram Karabolli – “Mbi heronjtë dhe varret” – Ernesto Sabato

- Bashkim Shehu –“2666” – Roberto Bolanjo

- Ben Andoni – “Vepra” - Vasko Popa

- Edmond Tupja – “Shkuma e diteve” – Boris Vian

- Saverina Pasho – “Harta dhe territori” – Michel Houellebecq

- Alina Karaulli – “Turpi” – Salman Rushdie

Interpretuesi Lirik

- Armando Likaj – Papageno – “Flauti magjik”

- Eva Golemi – Violeta - “Traviata”

- Klodian Kaçani – Tamino – “Flauti magjik”

- Ulpiana Aliaj – Pamina – “Flauti magjik”

- Vikena Kamenica – Romeo – “I Capuleti e i Montecchi”

- Ylber Gjini – Rigoleto – “Rigoleto”

Instrumentisti i Vitit

- Jonela Golemi – Flaut - “Ngjyra shqiptare”

- Jonian Kadesha – Violine - “Koncert per violine solo” – Bach, etj

- Merita Rexha – piano - “Koncert nr. 5” – Bethoven

- Suela Piciri – violine - “Sinfonia nr. 1” - sibelius

- Astrit Selita & Joel Blido – violinçel - “Dubel koncert nr. 3” - A. Peçi

- Klejda Tare – piano - “Andante Spianato Opus 22” - Shopen

Balerini i vitit

- Adela Muçollari – “Arrethyesi”

- Dion Gjinika – “Monger”

- Ervis Nallbani - “Arrethyesi”

- Isida Mollaymeri – “Arrethyesi”

- Ledia Sulaj – “Arrethyesi”

- Rovena Shqevi – “Monger”

Kenga e Vitit

- Alban Skenderaj - “Une & Ti”

- Arilena Ara - “Nentori”

- Franc Koruni – “I shkreti mbret”

- Linda Halimi – “Bote”

- Soni Malaj – “Per vete me mbaj”

- Vlashent Sata – “Erdhi Dita”

Artisti Pamor i Vitit

- Abaz Hado – “Abagraphy”

- Anastas Kostandini – “Pasqyra e thyer”

- Bashkim Ahmeti – “Ekspozite vetjake”

- Gazmend Leka – “Natura morta”

- Lume Blloshmi – “Ekspozite vetjake”

- Lumturie Dhrami – ““Ekspozite vetjake”

Aktorja

- Adelina Muça - “Familja Tot”

- Ermira Gjata – “Genjeshter pas genjeshtre”

- Gladiola Harizaj - “Zbutja e kryeneçes”

- Klodiana Keco - “Shtepia e Bernarda Albes”

- Niada Saliasi - “Opera per tre groshë”

- Olta Daku - “Familja Tot”

aktori

- Alfred Trebicka – “Opera per tre groshë”

- Arben Derhemi – “Opera per tre groshë”

- Bujar Asqeriu - “Familja Tot”

- Helidon Fino – “Zbutja e kryeneçes”

- Indrit Çobani - “Familja Tot”

- Sokol Angjeli – “Sonte luajme pa tekst”

Regjisori i Vitit

- Andia Xhunga “Familja Tot”

- Mehmet Xhelili – “Opera per tre groshë”

- Elma Dorezi – “Zbutja e kryeneçes”

- Qendrim Rijani – “Shtepia e Bernarda Albes”

- Rozi Kostani – “Kujtesa e ujit”

- Altin Basha – “Made in Albania”

Akademia Kult fton të gjitha mediat dhe gazetarët të marrin pjesë, të mbështesin dhe pasqyrojnë këtë traditë unike në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, të krijuesve dhe interpretuesve të cilët me prurjet e tyre, plotësojnë dhe pasurojnë jetën shpirtërore të gjithë publikut artdashës. Mbështetja juaj do të ishte mjaft e vlefshëme për këta artistë si edhe një kontribut në ndërtimin e një regjistri dhe hiearkie vlerash për tregun e artit dhe kulturës shqiptare.

Image