Erdoan: Kultura e Kaukazit, e Krimesë, e Mesopotomisë – turke janë!

Erdoan: Kultura e Kaukazit, e Krimesë, e Mesopotomisë – turke janë!

07 nëntor 2017 10:05

Opinioni publik turk u njoh nëpërmjet një filmimi të animuar me Qendrën e re Kulturore Ataturk (AKM) të Stambollit, që është riprojektuar.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), shpjegoi detajet e projektit në mbledhjen promovuese të ‘Projektit të ri të Qendrës së Kulturës Ataturk”, që u zhvillua në Qendrën e Kongreseve Haliç.

Në fjalimin e rastit Presidenti Erdoan tha se “Populli turk është i pasur me burime kulturore artistike” dhe shtoi: “Shkoni drejt Lindjes, kultura e Kaukazit, kultura e Azisë Qendrore. Të gjitha këto janë kultura jonë. Shkoni drejt veriut, kultura e Krimesë është kultura jonë. Shkoni drejt juglindjes, kultura e Mesopotamisë në të vërtetë është kultura jonë. Anadolli; Anadolli është një burim kulture më vete. Problemi faktikisht qëndron në faktin se ne nuk e njohim mjaftueshëm pasurinë tonë kulturore”.

Në mbledhje, për herë të parë, u publikuan pamje të projektit të ri.

AKM-ja tërheq vëmendje me strukturën arkitekturore moderne.

Kur projekti të përfundojë, brenda tij do të ketë ambiente përdoruese si salla e operës më akustike në botë, galeri arti, sallë teatri, bibliotekë, sallë multifunksionale, sallë baleti, sallë ekspozite dhe restorant.

“Nëse e kemi për fat, kur AKM-ja të përfundojë në çerekun e parë të vitit 2019, ajo do të jetë krenaria dhe simboli i Stambollit dhe vendin tonë”, citon TRT Erdoganin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme