Çmimi “Goncourt” autorit të romanit për ngjitjen në pushtet të Hitlerit

Çmimi “Goncourt” autorit të romanit për ngjitjen në pushtet të Hitlerit

07 nëntor 2017 09:59

Çmimi prestigjioz francez i letërsisë “Goncourt”, iu dha dje Eric Vuillard, autorit të librit që përshkruan ngjitjen në pushtet të diktatorit gjerman, Adolf Hitler.

Në romanin “L’ordre du jour”, të 49 vjeçarit Eric Vuillard, gërshetohen detaje të trilluara me ato të realitetit, që autori i përdor për të eksploruar frikën, inercinë dhe oportunizmin e karaktereve të ndryshëm të asaj periudhe.

Takimi i fshehtë midis Hitlerit dhe liderit gjerman të prodhimit industrial, në shkurt të vitit 1933 luan një rol të rëndësishëm në historinë e romanit.

Gjithashtu, Vuillard ka trajtuar edhe më herët tematika të episodeve historike në librat si “14 Juillet”, mbi rënien e një kështjelle në Paris, e njohur zyrtarisht si Bastille Saint-Antoine gjatë revolucionit francez, dhe “Kongo” ku zhvillohen ngjarjet e kolonizimit të Afrikës.

Ceremonia e ndarjes së çmimit të letërsisë franceze “Goncourt”, është zhvilluar çdo vit, që prej vitit 1903, nga akademia ”Goncourt”.

Ky është një çmim simbolik prej 10 eurosh që nxit shitjet e fituesit deri në një shifër rekord.

Çmimi i dytë i madh i letërsisë “Renaudot” iu dorëzua sot Olivier Guez , autorit të veprës mbi nazismin, “La Disparition de Josef Mengele”.

Guez përshkruan fatin e mjekut famëkeq në kampin e përqëndrimit të Auschwitzit, i cili u arratis në Argjentinë pas disfatës naziste në Luftën e Dytë Botërore.//a.i/ a.jor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme