Vepra muzikore për arkitekturën e Prishtinës, premierë në Paris

Vepra muzikore për arkitekturën e Prishtinës, premierë në Paris

07 nëntor 2017 10:15

“KurrizCold Hyper Dance” për piano, sintisajzer dhe elektronikë titullohet vepra të cilën autori e përshkruan si “përpjekje për të dhënë një imazh të arkitekturës së Prishtinës me gjithë kaosin dhe kompleksivitetin e saj”.

Kompozitori dhe pianisti i njohur kosovar, Liburn Jupolli, i cili po bën karrierë dhe njëherësh po përfundon studimet në Francë, të enjten, do ta interpretojë për të parën herë veprën e tij më të re, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai është pjesë e koncertit që do të mbahet në “Maison de Norvege” në Paris, në të cilin do ta ndajë skenën me muzikantë të ndryshëm nga kampusi universitar “Cite Universitaire”.

“Është koncert i përbashkët me muzikantë të ndryshëm nga ‘Cite Universitaire’, domethënë kampusi universitar në Paris. Performojnë muzikantë të krejt kampusit dhe është kombinim i llojllojshëm”, ka thënë Jupolli.

Ai ka thënë se veprën “KurrizCold...” e ka kompozuar gjatë këtij viti dhe kjo do të jetë përballja e parë me audiencën.

Projekti i titulluar “Hero.Coli” është videoloja e tetë me radhë, muzikën e së cilës Jupolli e ka kompozuar në kuadër të projekteve që bën në “GameLab” të qendrës “Centre for Research and Interdisciplinary” ku ai studion... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme