Domingo vlerëson se Ramë Lahaj ka potencial për karrierë fantastike

Domingo vlerëson se Ramë Lahaj ka potencial për karrierë fantastike

06 nëntor 2017 10:34

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, i cili tashmë është ngjitur nëpër skena prestigjioze botërore, ka prapa vetes një prej personaliteteve më të njohura të muzikës lirike.

Kjo është dëshmuar së fundmi përmes një videoje në të cilën Placido Domingo parasheh ngritje në karrierën e Lahajtj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është vetëm një video e shkurtër e shkëputur nga materiali, i cili do të jetë pjesë e një dokumentari që do të titullohet “Placido Domingo for Ramë Lahaj”. Përveç kësaj, në fund të muajit të kaluar maestro e kishte ftuar Lahajn që të jetë pjesë e një koncerti dhe ceremonisë së inaugurimit të një salle koncertale në Meksikë, sallë kjo e cila mban emrin e Domingos. Në videon më të shkurtër se një minutë, Lahaj dhe Domingo shihen nëpër skena të ndryshme duke kënduar së bashku e më pastaj maestro flet për tenorin kosovar.

“Rama është në kohë të përkryer të përgatisë paraqitjet e tij. Ai tashmë ka performuar në teatrot më të mëdhenj botërorë, madje shumë të rëndësishëm. Është një tenor i cili i ka të gjitha mundësitë për të bërë karrierë fantastike”, thotë Domingo.

Lidhja profesionale mes të dyve nisi vitin e kaluar kur Lahaj në skenën e teatrit “Teatro Degollado” në Guadalajara të Meksikës kishte marrë trofeun për vendin e tretë në garën prestigjioze “Operalia”, me të cilin ai mori çmimin e tretë të jurisë ndërkombëtare. Këtë çmim ia kishte dhuruar vetë Domingo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme