Qerkezi me “Lucia di Lammermoor” duartrokitet nga audienca italiane

Qerkezi me “Lucia di Lammermoor” duartrokitet nga audienca italiane

06 nëntor 2017 09:43

Nën shoqërimin e duartrokitjeve të audiencës italiane, përkrah me solistë të njohur të skenës operistike, sopranoja kosovare Marigona Qerkezi e ka shënuar debutimin në një prej teatrove më të mëdha në gjithë Italinë.

Me rolin e personazhit të njohur të operës së Donizettit, Lucia di Lammermoor, ajo të shtunën mbrëma ka debutuar në skenën e “Teatro Petruzzelli”, që ndodhet në qytetin italian Bari. Një audicion i realizuar dy vjet më parë, ia kishte siguruar Qerkezit rolin kryesor në produksionin e teatrit që konsiderohet i katërti më i madh në Itali, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qerkezi, e cila e ka interpretuar rolin kryesor të “Lucia di Lammermoor” e udhëhequr nga dirigjenti Antonio Pirolli, ka thënë për gazetën se audienca italiane e ka pritur ngrohtësisht.

Në produksionin e “Teatro Petruzzelli”, sopranoja kosovare ka ndarë skenën me baritonin Ernesto Petti e mezzosopranon Elena Traversi. Pjesë e kasës ka qenë edhe Gianluca Margheri në zërin bas. Regjinë e operës e ka realizuar Gilbert Delfo, një emër i njohur i skenës operistike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme