Mbi 300 nënshkrime për rikthimin e “Ushtarit të panjohur”, Komuna e Gjilanit nuk e tërheq vendimin

Mbi 300 nënshkrime për rikthimin e “Ushtarit të panjohur”, Komuna e Gjilanit nuk e tërheq vendimin

06 nëntor 2017 09:00

Mbi 300 nënshkrime ka mbledhur brenda tre ditësh peticioni me anë të së cilit kërkohet që të mos i ndryshohet lokacioni shtatores “Ushtari i panjohur” në Gjilan, që u largua nga vendi ku kishte qëndruar për më shumë se 70 vjet. Por me gjithë kundërshtimet e shoqërisë civile, artistëve e arkitektëve, Komuna e Gjilanit nuk do ta rikthejë atë në vendin ku ka qenë.

Shtatorja e cila për shumë vite është bërë pjesë e memories kolektive të gjilanasve, do të vendoset 50 metra larg vendit ku ka qenë deri më tani, shkruan sot “Koha Ditore”. Në vend të saj do të vendoset shtatorja e dëshmorit të kombit, Idriz Seferi.

Një vendim për vendosjen e shtatores së Seferit ishte marrë në prill të këtij viti nga Kuvendi Komunal në Gjilan, pikërisht në parcelën ku ka qenë “Ushtari i panjohur”. Por në këtë vendim nuk përmendet largimi i shtatores.

Shoqëria civile dhe komuniteti artistik e ka kundërshtuar largimin e shtatores përmes peticioneve e thirrjeve nëpër rrjete sociale. Shtatorja “Ushtari i Panjohur” që nga e premtja e javës që shkoi ka mbetur e shtrirë dhe e mbuluar në tokë, në afërsi të vendit ku do të rivendoset në parkun e qytetit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme