Kulturë

Martin Lutheri, pop-muzikanti i parë i kishës

Schweinfurt, Gjermani 1532: Kongregacioni katolik do të dëshironte t’i bashkohej reformës, por prifti e kundërshtonte këtë hap.

Kështu që, një të diel, ata që shkonin në kishë nisën të këndonin një këngë të shkruar nga reformatori i kishës, Martin Lutheri, të titulluar “A Mighty Fortress Is Our God” (Një kështjellë e fuqishme është Zoti ynë).

Kongregacioni fitoi dhe prifti u largua. Në ditët në vazhdim të rinjtë u dëgjuan nëpër rrugët e qytetit tek këndonin këngën, kujton teologu dhe gazetari Burkhard Weitz.

“Pak më vonë reforma ishte prezantuar në Schweinfurth”. Për 500 vjetët e kaluar Martin Lutheri (1483-1546) ishte bërë i njohur si autor elokuent i shkrimeve teologjike, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Por ai është thuajse pak i njohur si tekstshkrues dhe muzikant, edhe pse ai jo vetëm që kishte luajtur rol kryesor si reformator i fesë, por edhe kishte iniciuar një kapitull të ri të muzikës spirituale.

Dieter Falk, një muzikant i suksesshëm e producent muzike, thotë se, sipas pikëvështrimit të tij, Luther ishte “pop muzikanti i parë i kishës”.“Dhe pop nënkuptonte të qenit i popullarizuar”.

Në moshën 14-vjeçare Lutheri kishte marrë mësime për teorinë muzikore derisa shkonte në shkollën latine në Eisenach. Ai këndonte në një kor kishtar dhe në korin e studentëve. Më vonë studioi teologjinë, muzikën, zërin dhe kompozimin në “Erfurt University”. Luante në flaut dhe në lahutë, kishte shkruar kompozime katërpjesëshe dhe i qe bashkuar një rrethi muzikor- një lloj bendi.

Siç i ka thënë DW-së, Burkhard Weitz, “ai madje kishte menduar të bëhej muzikant, por hoqi dorë për shkak të teologjisë”. Sikur të kishte vendosur ndryshe, kursi i historisë do të mundë të ndryshonte. Fundja, ishte ekspertiza e tij në teologji që i mundësoi ta kryesonte Kishën Katolike më 1517 dhe të transformonte mendimin social e politik në prag të epokës moderne. Shumë shpejt gjërat u bënë stresuese dhe të ngarkuara për Lutherin.

Me gjithë zhvillimin e mendimeve të tija reformuese, të cilat edhe i hodhi në letër, ai duhej të merrej me mosmarrëveshje të ashpra me popin dhe klerin, sikurse edhe me perandorinë e Perandorisë së Shenjtë Romake e dekretet kishtare kundër tij. Luther nuk pati shumë kohë për muzikë. Por kjo gjë ndryshoi në vitin 1523, kur ai kompozoi këngën e tij të parë. Ngërthente plot mllef, thotë Weitz.

“Kur martirët e parë që kishin ndjekur mësimet e tija u varrosën në Bruksel, reformatori qe i shokuar dhe i tmerruar. Ai komentonte këto ngjarje në këngë”. I ndjekur ende nga fati i tmerrshëm i martirëve, Luther e kompozoi këngën e titulluar “Dear Christinas, One and All, Rejoice” (Të dashur të krishterë, një e të gjithë, gëzohuni!) ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.