“Thor: Ragnarok” filmi më i mirë i “Marvelit” deri më tani

“Thor: Ragnarok” filmi më i mirë i “Marvelit” deri më tani

05 nëntor 2017 19:07

Gjykuar sipas shifrave të arkës filmike, Thori (Chris Hemsworth) është një prej superheronjve më pak të popullarizuar të “Marvelit”. Natyrisht, kjo është relative.

Dy filmat e parë të Perëndisë së bubullimës kanë grumbulluar rreth 200 milionë dollarë secili, pra nuk kanë dështuar, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por në krahasim me superheronjtë e tjerë në “Avengers”, Thori asnjëherë nuk është se ka marrë drejtimin e duhur.

Madje edhe në mjetin e tij transportues ai është në rrezik të vazhdueshëm se do të mundet nga vëllai i tij, Loky (Tom Hiddleston).

“Thor: Ragnarok” duhet ta ndryshojë tërë atë. Pa dyshim ky është personazhi më i mirë i tre filmave, më me vetëbesim se të tjerët, me më shumë ngjyra dhe më shumë bie në sy sa i përket dizajnit.

Ka sekuenca më koherente të betejave dhe efekte më të mira digjitale sesa paraardhësit e tij. Dhe derisa historia e superheroit vendoset në një tjetër vend, ka pjesë që i dalin në hak stripit: ai e thërret veten “I fuqishmi Thor”, sepse ky ka qenë titulli i stripit që është botuar çdo muaj. Më e rëndësishmja, ky vazhdim e paraqet aktorin kryesor biond si personazh që mund të të argëtojë për dy orë. Nuk janë për të debatet gjeopolitike e as nuk ka zemërim personal për Iron Man dhe Captain America.

Kësaj radhe Thor e di sigurt se sa heroik është, edhe nëse ndeshet me gjëra të ndryshme. Sa herë që flet për rëndësinë e tij, për misionin e tij, mund të jesh i sigurt se ai do të bëhet i njohur pas ca minutash – dhe Hemsworth nuk e ka problem të bëhet lolo në këtë film ashtu siç ishte në ribërjen e vitit të kaluar të “Ghostbusters”. Meritat për tonin e zhurmshëm të tij i ka regjisori Takia Waititi, specialist i komedisë nga Zelanda e Re, i cili ka realizuar filmin sublim me vampirë “What We Do in the Shadows”. Në duart e tij “Thor: Ragnarok” paraqitet aq me budallaqe, saqë mund të kualifikohet si parodi.

Në fakt, ka më pak të përbashkëta me filmat e kaluar sesa që ka me filmat “Guardians of the Galaxy”. Sikur ata, është lojë intergalaktike me shumë jashtëtokësorë nga të gjitha format dhe madhësitë. Dhe ashtu si “Guardians of the Galaxy”, na prezanton me nocionin se hapësira kozmike nuk është aspak më ndryshe sesa një diskotekë glamuroze me temë të rockut.

Disa skena në fillim zënë vend në tokë, sepse Thori dhe Loki takojnë Doctor Strange (Benedict Sumberbatch). Por më pas me lehtësi aksioni zhvendoset prej një planeti në tjetrin, gjë që bën filmin të kënaqshëm dhe na e jep ndjesinë sikur po udhëtojmë në kozmos... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme