Kulturë

“An Open Secret” dokumentari që Hollywoodi e sabotoi

Kur dokumentari “An Open Secret” mëtoi të ngris çështje për abuzimin e fëmijëve në Hollywood, e afishoi veten si “film që Hollywoodi nuk do ta shoh”.

Ky etiketim për maketing nuk ka qenë e ekzagjeruar. Filmi “vdiq” pas lansimit në vitin 2015, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Nuk kishte asnjë lansim nëpër kinema për të cilat ia vlen të përmenden, asnjë marrëveshje televizive, e as distribuim.

“Ne morëm zero oferta nga Hollywoodi që ta distribuoj dokumentarin. As edhe një madje. Sinqerisht asnjë ofertë për çfarëdo çmimi”, ka thënë Gabe Hoffman, i cili financoi realizimin e dokumentarit. Duket se nuk ishte e rëndësishme që regjinë e tij e kishte bërë regjisorja e nominuar për “Oscar”, Amy Berg, apo për faktin se i zbulonte faktet e abuzimit seksual të adoleshentëve nga figura të mëdha të industrisë së filmit.

“Nuk kishim ku ta shfaqim”, ka thënë skenaristja Lorien Haynes. “Mendoj se nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi. Askush nuk e ka parë. Ne lansuam një film që duket se nuk u bë asnjëherë”. Tani, dy vite më pas, shumë “sekrete të hapura” të sjelljes grabitqare që po shpërthen në Hollywood dhe dokumentari i cili ishte i pari që trajtoi këtë temë po mbledhë afër vetes miliona shikues – por prapë asnjë marrëveshje për distribuim.

Hoffman e ka lansuar pa pagesë dokumentarin në ueb faqen “Vimeo”, menjëherë pas raportimeve për Harvey Weinstein në lidhje me sulmet seksuale, që pasuan më pas edhe akuzimet për James Toback, Tyler Grasham dhe Kevin Spacey në mesin e atyre të akuzuar për ngacmim e edhe më keq.

Corey Feldman, ish aktor si fëmijë i cili thotë se është viktimë e unazës së pedofilisë, ka mbledhur më shumë se 170 mijë dollarë për një ngjarje të supozuar rreth abuzimit. Hoffman ka thënë se ai ka tentuar që ta ndalojë mundësinë e të shikuarit online të dokumentarit “An Open Secret”, por e ka lënë të tillë deri të dielën për shkak të interesit publik, pasi që ka mbledhur më shumë se 3 milionë shikues në platforma të ndryshme të medieve sociale që prej datës 12 të muajit tetor... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.