“100 Songs” e Bob Dylan

“100 Songs” e Bob Dylan

05 nëntor 2017 15:00

Jo të gjithë e kishin mirëpritur çmimin “Nobel” për letërsi që iu nda Bob Dylanit vitin e kaluar. Novelisti skocez Irvine Welsh kishte pohuar se është adhurues i këngëtarit, por, megjithatë, e kishte publikuar një deklaratë në rrjetin social “Twitter”, duke shkruar se ndarja e çmimit për Dylanin ishte “një nostalgji e çmendur e konceptuar keq nga hipikët pleq”.

Mirë! E shihni që, megjithatë, paska një shkrimtar gjithashtu. Vetë Dylani e kishte nisur ligjëratën e tij për “Nobel”, duke u pyetur sesi këngët e tij lidheshin me letërsinë dhe e kishte përfunduar atë – pasi i kishte përmendur “Odisesë”, “Mocky Dick” dhe “All Quiet on the western Front”, asisoj saqë u akuzua për plagjiaturë – duke deklaruar mjaft mirë që këngët janë ndryshe prej letërsisë, shkruan “standard.co.uk”, transmeton “Koha Ditore”.

“Tekstet në këngë bëhen për t’u kënduar, jo për t’u lexuar në faqe”. Ai e ka thënë pak a shumë të njëjtën gjë prej kohësh. Në vitin 1968, kishte thënë për “Newseek”: “Unë i shoh si gjëra për t’i kënduar. Është muzika në të cilën këndohen fjalët ajo që ka rëndësi. Unë shkruaj këngë, sepse kam nevojë të këndoj diçka. Ka dallim ndërmjet fjalëve në letër dhe këngës. Kënga zhduket në ajër, letra mbetet. Shumë letra kanë mbetur, në rastin e Bob Dylanit. Ekziston një edicion i madh me tekste të Dylanit, të viteve 1961 deri më 2012, përfshirë edhe rishqyrtimet e variante nga performancat pasuese, i botuar fillimisht si pjesë përmbledhëse shumë e kushtueshme por tani edhe si copë letre e “Simon and Schuster”, e zbritur në çmim prej 25 funtesh, e cila do t’i duket thelbësore secilit adhurues të bindur të Dylanit. Por për ata që nuk janë bindur ende, tani e kanë një seleksionim të zgjedhur nga tekstet e tij, të shtrira në 50 vjet, nga “Song to Woody” e vitit 1962 deri tek “Early Roman Kings” e vitit 2012, të shtypura pa ndonjë parathënie, shënime apo as data, në mënyrë që ato të flasin vetë për veten. Madje edhe të këndojnë. Sepse është veçori e leximit të fjalëve të Dylanit, që nëse ndonjëherë i keni dëgjuar këngët, ato nuk qëndrojnë në faqe, kur hasen në to. Ato menjëherë në mënyrë të parezistueshme e përkujtojnë, madje ngjallin performancën e tyre. Ato tingëllojnë për veten e vet. Ato dëgjohen, e nuk shihen, pas disa fjalëve të para. Kështu që nëse shtrohet pyetja nëse ato funksionojnë thjesht si fjalë në faqe nuk është vetëm pyetje e gabuar por thuajse e pamundshme për cilindo që ka njohuri për muzikën e Dylanit dhe përgjigjes me ndjeshmëri.

Nëse dikush madje asnjëherë nuk i ka dëgjuar ato dhe do t’i pranojë si botim i shtypur i heshtur, mbase ndoshta do t’i duken të përhumbura në strukturim, apo të rastit në diksionin e tyre? Por këngët procedohen ndryshe nga cilado letërsi, madje edhe poezia lirike, me gjithë ngjashmëritë me ritmin, rimën dhe refrenin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme