Kulla që i bën krenarë “ndjekësit” e Haxhi Zekës në Leshan Foto: Koha

Kulla që i bën krenarë “ndjekësit” e Haxhi Zekës në Leshan

05 nëntor 2017 13:00

Një pjesë të madhe të pasurisë, patrioti i shquar Haxhi Zeka e kishte në fshatin Leshan. Në fshatin nëpër të cilin kalon Lumbardhi i Pejës, jo shumë larg qendrës së qytetit, kishte ndërtuar edhe një kullë. Banorët ishin çifçinj të tij.

Atje deri vonë ka qenë edhe një mulli, që për fat të keq nuk është ruajtur. Megjithatë, Kulla është ende. Ndonëse e boshatisur, është e fortë, sidomos pas restaurimit që iu bë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kulla “shënjon” sot qendrën e fshatit. Rreth saj janë edhe objekte të tjera publike të rëndësisë jetike për fshatin, si shkolla, ambulantë e objekte kulti. Në atë rrethinë është edhe një kioskë e vogël, në të cilën shet Agim Avdullahu.

Dhjetëra fëmijë vijnë për të blerë te ai sidomos grimtësira. Ai mban edhe çelësin e kullës dhe nuk e ka fare problem që ta lë për pak çaste në kioskë një bashkëfshatar, për një shëtitje nëpër kullën e restauruar.

Shenja identifikuese e fshatit

Në një pasdite me shi, Agim Avdullahu (60) kthehet në kioskë për të vazhduar bisedën rreth kullës, të cilën e cilëson me të drejtë si emblemë të fshatit Leshan. Ndonëse thotë se nuk ka datë të saktë të ndërtimit të saj, përmend vitin 1896 si vit kur u krye objekti. Thotë se nuk u ndërtua për një vit. Madje, sipas një legjende, thotë se kulla nuk u ndërtua për të gjallë të Zekës.

“Thuhet se kullës iu vu kulmi pas vdekjes së Haxhi Zekës, por nuk mund të them me siguri të plotë këtë”, thotë ai, që fare natyrshëm pa ndërprerë ritmin e muhabetit paketon disa pako me shkopinj për një djalosh... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme