Piktori i ngjyrave të fantazisë e misterit Foto: Koha

Piktori i ngjyrave të fantazisë e misterit

05 nëntor 2017 09:50

Namin e ka si piktor i nudove që zgjojnë fantazinë duke e bërë shikuesin të ëndërrojë nëpërmjet magjisë e misterit. E një prej galerive më të mëdha online të artit bashkëkohor, e prezanton si piktorin më të rëndësishëm të artit bashkëkohor shqiptar.

Artur Muharremi, në vitet ‘90 do të hapte ekspozitën e parë në Galerinë Kombëtare të Arteve, duke reflektuar nëpërmjet artit gjendjen politike e sociale të Shqipërisë së asaj kohe, shkruan sot “Koha Ditore”. Por pjesa më e madhe e rrugëtimit të tij artistik, është zhvilluar jashtë vendlindjes, duke qenë se fill pas asaj ekspozite kishte emigruar në Athinë të Greqisë.

Sot jeton në Paris të Francës. I lindur më 2 qershor të vitit 1958 në Pogradec, ai përveç si piktor njihet edhe si kineast. Studimet për pikturë në degën e skenografisë i mbaroi në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Për një kohë, ka qenë i angazhuar edhe në realizimin e filmave të animuar, në kinostudion “Shqipëria e Re”. Një ditë e zakonshme pune në nëntor, e gjen në atelienë e tij në kryeqytetin francez. Prej atje, nëpërmjet telefonit, ndan një copë eksperience nga lidhja me botën e artit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme