Religjioni i identitetit në Kosovë: praktikat historike dhe bashkëkohore të pelegrinazhit

Religjioni i identitetit në Kosovë: praktikat historike dhe bashkëkohore të pelegrinazhit

04 nëntor 2017 16:04

“Identiteti etnik nuk është diçka i pandryshueshëm, ndërsa popujt dhe kombet nuk janë entitete të izoluara dhe të ndara“. Ka vetëm pak vende në Evropën e sotme ku një deklaratë e tillë mund të jetë kundërthënëse në masën në të cilën ajo është në Kosovë. Megjithatë, atë e ka thënë antropologu kulturor holandez, Ger Duijzings, në librin e tij të botuar në vitin 2000, pikërisht i pajisur me përvojën e punës etnografike me bashkësitë fetare në Kosovë.

Studimi i Duijzingsit “Religjioni dhe identiteti në Kosovë“ është shkruar në bazë të hulumtimeve në terren, të cilat autori i ka kryer në fillim të viteve ‘90 të shekullit 20, kur Kosova ishte nën kontrollin e fortë të regjimit në Beograd, dhe shumë fenomene të cilat ai i përshkruan në libër më nuk ekzistojnë. Por, punimi i tij paraqet një dëshmi të përhershme për një Kosovë tjetër fare dhe për nevojën që në këto hapësira të mendohet jashtë fotografive bardhezi për armiqësinë e dy bashkësive etnike, shkruan sot Koha Ditore.

Historia e Kosovës si histori e “urrejtjeve të vjetra etnike“, konfliktit të dy bashkësive të ndara qartë të cilat i ndanë prejardhja, gjuha dhe feja, duket si një lloj perde maskuese e cila fsheh procese të ndërlikuara dhe të ndërthurura të koegiztencës dhe lëvizjeve përtej kufijve të bashkësive etnike dhe fetare, qoftë falë tregtisë dhe shkëmbimit kulturor, qoftë falë konvertimit fetar. Kjo pamje tjetër fare flet për Kosovën si një shoqëri pluraliste në të cilën kanë bashkëjetuar grupe të ndryshme etnike, ku është folur me shumë gjuhë dhe në të cilën kanë qenë të përfaqësuara të gjitha religjionet e mëdha të Ballkanit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme