Kulturë

Fadil Hysaj - inaugurues i teatrit origjinal

Regjisori e dramaturgu që rangohet në mesin e figurave më të shquara të jetës teatrore në Kosovë dhe dallohet për qasje inovative, kreativitet e origjinalitet, që nga e premtja e ka shtuar në sirtar edhe një pllakat mbi të cilën shkruhet: Çmimi kombëtar për vepër jetësore. Fadil Hysaj, karriera e të cilit shtrihet në 45 vjet, ishte protagonisti i ceremonisë së mbajtur të premten në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi.

Gjashtë muaj pasi u shpallën fituesit, zyrtarisht u ndanë çmimet edhe për një dramë që trajton fatin e individit me identitetin e humbur, u vlerësua një regjisore për qasje kreative, një balerin për energjinë e pazakonshme e qasje të disiplinuar artistike, si dhe një qendër e ka afirmuar artin skenik në Kosovë dhe me prezantime gjithandej botës. Këta janë vlerësuar për punën që kanë bërë gjatë 2016-s, shkruan sot Koha Ditore.

Arsyetimet për çmimet vjetore për teatër i lexoi regjisori Agim Selimi, i cili kishte kryesuar jurinë në përbërje të Ramadan Musliut, kritik letrar, Besim Rexhajt, dramaturg, Bislim Muçajt, aktor dhe Bardh Frangut, shkrimtar e publicist.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.