Një qasje e re ndaj historisë shqiptare Folegjenda: Gottfried Schramm (11 janar 1929 - 26 tetor 2017)

Një qasje e re ndaj historisë shqiptare

04 nëntor 2017 14:02

Më 1040 të erës së re, trupa të përbëra prej shqiptarëve ishin rebeluar kundër një komandanti ushtarak të Perandorisë Bizantine në jug të Italisë dhe i ishin bashkuar një kryengritjeje që planifikonte rrëzimin e perandorit të Kostandinopojë, më 1043. Me informatën që e kishte siguruar gjatë viteve 1080 prej historianit bizantin, Michael Attaliates, që kishte mbajtur shënime për të gjitha ngjarjet që ndodhën sa ishte gjallë e që dukeshin të rëndësishme për të, një popull kishte hyrë në anale të historisë, një popull që – sipas mendimit tradicional – kishte jetuar për shekuj me radhë në errësirë, përtej vëmendjes historike.

Këta shqiptarë, mendohej atëherë, tani po zëvendësonin ilirët antikë në tokën shqiptare, që ishin zhdukur nga faqja e dheut në fund të nënshtrimit të tyre nën Romën më 168 para erës së re. Për këtë nuk kishte asnjë fije dyshimi – ata kishin mbijetuar gjatë tetëqind vjetëve të sundimit romak dhe pastaj gjatë pushtimeve të mëdha sllave të shekullit të shtatë, pa humbur autonominë e tyre si popull me gjuhë të veten, në kohën kur popujt e tjerë barbarë të lashtësisë ishin zhdukur nga harta e Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Si ka mundësi që ky popull në Shqipëri kishte mundur të qëndronte në këmbë dhe të mbijetonte kur të tjerët nuk ia kishin dalë? Gjuhët u mbijetojnë më mirë ndryshimeve kur fliten në rajone të thella që janë të zorshme të arrihen. Por a ishte përnjëmend aq e izoluar Shqipëria, që ishte e hapur kah Adriatiku me fushën e saj bregdetare dhe që ishte udhëkryq i transportit që kalonte nëpër Via Egnatia?

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme