Regjisori Hysaj nderohet me çmimin kombëtar për vepër jetësore

Regjisori Hysaj nderohet me çmimin kombëtar për vepër jetësore

03 nëntor 2017 13:12

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë ndarjen e Çmimeve Vjetore për Teatër për vitin 2016, në të cilën regjisori Fadil Hysaj ka fituar çmimin kombëtar për vepër jetësore.

Çmimi vjetor për shfaqje më të mirë ndahet për shfaqjen "Eshtrat që vijnë vonë", e Teki Dervishit, ndërsa çmimi vjetor për regjinë më të mirë për vitin 2016 i takoi regjisores Sevdije Ajeti.

Çmimi për aktorin me të mirë i është ndarë balerinit Sinan Kajtazi, ndërsa çmimi vjetor për prezantim më të suksesshëm ndërkombëtar i ndahet Qendrës Multimedia.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, tha se nuk ka qenë e lehtë përzgjedhja e fituesve të këtyre çmimeve, por beson se është bërë përzgjedhja më e mirë e mundshme.

“Besoj që keni pas vështirësi në përzgjedhje, por besoj që e kemi bërë përzgjedhjen më të mirë. Ministria do ta vlerësoj këtë punë të shkëlqyer që po e bëni”, është shprehur ai.

Regjisori Fadil Hysaj, i cili mori çmimin kombëtar për vepër jetësore, tha se të punosh në teatër për 45 vjet është sikur të kalosh 100 vjet në jetë.

“Është një jetë mes personazhesh. Këtë çmim ia dedikoj së pari atyre personazheve që janë me qindra. Do të isha i lumtur të kthehem në teatër me "Shfaqjen e Fundit"”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme