“DokuFesti” në kërkim të filmave që e sfidojnë publikun

“DokuFesti” në kërkim të filmave që e sfidojnë publikun

03 nëntor 2017 11:32

Prizren, 3 nëntor - Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, të enjten ka njoftuar se ka hapur thirrjen për aplikim të filmave për edicionin e 17-të të kësaj ngjarjeje kulturore, që organizohet në verë të vitit 2018. Sipas njoftimit të këtij festivali, afati i fundit për aplikim është 28 shkurti i vitit që vjen.

Autorët e filmave mund të aplikojnë përmes platformave online “FilmFreeway”, “Festhome” dhe “Reelport”.

Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari ka bërë të ditur se përmes kësaj thirrjeje kërkohen filma të rinj, të cilët e sfidojnë publikun.

Programi i filmave të “DokuFestit” përbëhet nga programi garues dhe programet speciale.

Planifikohet që më 3 korrik të vitit 2018 përzgjedhja zyrtare të publikohet në ueb-faqen e festivalit.

Ndërkaq edicioni i 17-të i “DokuFestit” do të mbahet nga data 3 deri më 11 gusht 2018 në Prizren.

Në edicionin e fundit pos shfaqjes së mbi 250 filmave nga 63 shtete të ndryshme të botës, qe organizuar një numër i konsiderueshëm i punëtorive, diskutimeve, debateve, punëtorive, ekspozitave dhe një seri të performancave live, të njohura si “DokuNights”, të cilat në vetvete sollën yje botërorë si Princess Nokia dhe artistë të tjerë të njohur (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme