Kulturë

Ministrisë së Kulturës për 2018-n “i kopjohet” buxheti i këtij viti

Prishtinë, 2 nëntor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kishte synuar t’i ketë mbi 40 milionë euro buxhet për vitin që vjen. Por asaj i është projektuar një buxhet i përafërt me atë të këtij viti. Edhe mënyra e shpërndarjes nuk ka fort dallim. Në Projektligjin e buxhetit të vitit 2018, të votuar nga Qeveria e Kosovës të martën, i janë caktuar t’i ketë 34 milionë euro, gjysmë milioni më shumë sesa ai që iu përcaktua në fillim të këtij viti, e që iu zbrit për hiç më pak se 8.4 milionë javën e kaluar me rishikimin e vonuar.

Mënyra se si MKRS-ja e ka paraparë shpërndarjen e buxhetit për vitin që vjen është gati i njëjtë me atë të këtij viti sa i përket kulturës.

Projektet kapitale në kulturë - të ricikluara tash gati e një dekadë - sërish janë bartur.

Në kategorinë përkrahja e kulturës, ku bëjnë pjesë mjetet me të cilat përkrahen projektet kulturore nëpërmjet konkursit, shifra ka mbetur e pandryshuar në krahasim me atë të vitit që shkoi. Janë 1 milion e 67 mijë euro.

Për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore janë paraparë 3.1 milionë euro.

Janë 18 projekte si investime kapitale në fushën e kulturës që barten edhe në vitin që vjen. Vetëm gjashtë janë të reja (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.