Kulturë

TKK kërkon ide për Programin “Skena e Vogël e Vogël 2018”

Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një apeli publik bën të ditur se në kuadër të politikave të tij kulturore për zhvillimin e skenës teatrore në Kosovë ka vendosur që të zhvillojë një program të veçantë nëpërmes të së cilit do të ofrojë mundësi për artistët e lirë të realizojnë idetë dhe konceptet e tyre artistike.

Me anë të programit “Skena e Vogël e Vogël” Teatri Kombëtar i Kosovës ka për qëllim që t’i mbështesë idetë kreative, inovative, origjinale të artistëve të ndryshëm të Kosovës, duke kontribuar kështu në prodhimtarinë teatrore në përgjithësi, por që mund të konsiderohen edhe si prurje të reja në skenën e këtij institucioni.

Në kuadër të këtij programi, Teatri Kombëtar i Kosovës fton të gjithë artistët e lirë, dramaturgë, regjisorë, aktorë, dhe artistët e tjerë të teatrit, që të aplikojnë me idetë e tyre në Programin “Skena e Vogël e Vogël”.

Datat për aplikim: 1 - 30 Nëntor 2017

Kriteret bazike të këtij programi janë:

- Idetë duhet të prezantohen në formën e një koncepti deri në katër faqe dhe duhet të përmbajnë informata për dramën/tekstin, autorët, ekipin e shfaqjes, konceptin artistik, buxhetin dhe CV e udhëheqësit të projektit.

- Teatri Kombëtar i Kosovës do të përzgjedhë deri në katër koncepte për vitin 2018, për t’u realizuar si shfaqje në skenën e vogël të këtij institucioni.

- Shfaqjet e realizuar në kuadër të këtij programi do të jenë pjesë e repertorit të rregullt të këtij institucioni.

- Teatri Kombëtar do të ndajë nga 10,000 deri në 15,000 Euro për një projekt (për të gjitha shpenzimet që mund të dalin nga ai projekt). Planifikimi financiar finalizohet në bashkëpunim me menagjmentin TKK.

- Konceptet duhet të dërgohen nëpërmes postës elektronike në këtë adresë agon.myftari@rks-gov.net, me subjektin Koncept për Programin “Skena e Vogël e Vogël”.

- Afati i fundit për aplikim është data 30 Nëntor 2017.

Teatri Kombëtar i Kosovës mund t’i ftojë aplikantët e koncepteve për negociata të mëtutjeshme apo sqarime rreth koncepteve.

- Teatri Kombëtar i Kosovës në marrëveshje me udhëheqësit e koncepteve të përzgjedhura do t’i definojnë çështjet tjera organizative dhe administrative.

Për më shume informata na kontaktoni në: agon.myftari@rks-gov.net