Piktura murale në Hamamin e Madh në Prishtinë rrezikohet në pritje të konservimit Foto: Koha

Piktura murale në Hamamin e Madh në Prishtinë rrezikohet në pritje të konservimit

01 nëntor 2017 09:43

Piktura murale në murin e brendshëm të Hamamit të Madh të Prishtinës - e “ringjallur” me punën e realizuar gjatë katër muajve - duhet ruajtur e konservuar pasi që është në rrezik të dëmtohet e t’i humbasë vlera.

Kësisoj thonë ekspertë të restaurimit e konservimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, të cilët janë në pritje edhe të pesë mijë eurove nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit për ta finalizuar punën që e kanë lënë në gjysmë qysh prej korrikut të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë katër muajve, prej prillit, brenda Hamamit ishte punuar për hulumtimin, restaurimin e konservimin e pikturës murale që ndodhet në ballë të anës së majtë të korridorit hyrës të monumentit të shekullit XIV-XV. Dhjetë mijë euro u shpenzuan për punët që janë bërë deri më tani për veprën murale.

Qysh në prill të vitit 2008, Afrim Ethemi, drejtor i ndërmarrjes “Arda Rei” që po kryente fazën e parë të punimeve për restaurimin e Hamamit të Madh, kishte njoftuar se kanë hasur në një zbulim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme