Akademia e Shkencave e Shqipërisë kërkon zgjidhje drejt reformës

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kërkon zgjidhje drejt reformës

01 nëntor 2017 08:54

Asambleja e Akademisë së Shkencave u mblodh urgjentisht të martën, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për ndërprerjen e financimeve për institucionin që e cilësoi si një lloj rendimenti sovjetik në Shqipëri.

Kryetari i zgjedhur Gudar Beqiraj ka thënë se të gjithë anëtarët janë dakord për reformim, por kjo nuk mund të bëhet duke ia hequr buxhetin vjetor, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Të gjithë anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave po diskutojnë me përgjegjësi duke analizuar edhe atë që thotë kryeministri dhe atë që ne duam të bëjmë. Ne jemi të gjithë unision që të bëjmë reformë në Akademinë e Shkencave duke bashkëpunuar me Qeverinë. Kjo është e gjitha që po diskutohet. Sa i përket asaj që thuhet, që ne nuk kemi gjë zyrtare, pra prerjen e buxhetit të Akademisë së Shkencave, është i njëjti mendim i unifikuar që kjo nënkupton mbylljen e Akademisë, që besoj nuk do të ndodhë kurrë. Reformimi i Akademisë nuk mund të bëhet pa para”, ka thënë kryetari i AShSh-së, derisa mbledhja ende po mbahej dhe rezultati i saj qe një raport që do t’i dërgohet Qeverisë.

Në mbledhjen e Asamblesë është diskutuar dhe një propozim për bashkimin e Akademisë së Shkencave me institute të tjera, siç është ai i Albanologjisë, Historisë dhe Letërsisë. Por kjo ide është kundërshtuar ashpër nga disa akademikë.

Akademikët kanë kërkuar takim me kryeministrin Edi Rama për t’i parashtruar idetë dhe propozimet e tyre se si mund të reformohet Akademia e Shkencave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbyllur “de facto” Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë duke i ndërprerë financimet për vitin 2018, ndërkohë që do të vazhdojë të financohet si më parë Qendra e Studimeve Albanologjike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme