Stina Shala, fituese e Festivalit “Prishtina Kids Fest”

Stina Shala, fituese e Festivalit “Prishtina Kids Fest”

30 tetor 2017 15:31

Përfundon Edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar i këndimit “Prishtina Kids Fest”, ndërsa fituese e çmimit kryesor të Festivalit “Grand Prix” për vokalin më të mirë e fitoi solistja 11 vjeçare nga Kosova, Stina Shala.

Festivali Ndërkombëtar i këndimit “Prishtina Kids Fest” këtë vit shënoi 8 vjetorin e tij . Në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, mbrëmë para publikut u paraqitën 13 solistë nga Bullgaria, Republika Çeke, Shqipëria dhe Kosova, të moshës 6 deri në 16 vjeç.

Gara e solistëve ishte e ndarë në dy kategori. Të gjitha interpretimet ishin live dhe konkurrenca ishte jashtëzakonisht e forte. Stina Shala arriti të mahnitë me vokalin e saj shpërthyes, duke rrëmbyer zemrat e publikut të shumtë në sallë si dhe Jurisë së Festivalit.

Duartrokitjet ishin të gjata për zërin e saj të fuqishëm, ndjeshmërinë, muzikalitetin energjinë dhe emocionin unik që dha në skenë.

Image

Juria e Festivalit e përberë nga Adelina Paloja, soprano dhe anëtare e Filharmonisë së Kosovës, Safet Berisha, kontratenor dhe Kaltrina Miftari, soprano dhe anëtare e Filharmonisë së Kosovës si fitues zgjodhën:

Çmimi kryesor i Festivalit, për vokalin më të mirë “Grand Prix” Stina Shala,

Kategoria I (mosha 6-11 vjeç):

Çmimi I Erza Hasolli (Kosovë),

Çmimi II Ana Kodra (Shqipëri),

Çmimi III Aglea Kaneva (Bullgari).

Kategoria II (mosha 12-16 vjeç):

Çmimi I Elit Hoti (Kosovë),

Çmimi II arselinda sheqeri (Shqipërë),

Çmimi III erika shllaku (Republika Çeke).

Çmimi “Debtuanti më i sukseseshëm” - Anea Sylejmani.

Përpos vlerësimeve të jurisë, në Festivalin “Prishtina Kids Fest”, për herë të parë publiku pati rastin të vlerësojë solistët duke votuar për të preferuarin e tyre.

“Çmimi i publikut” i takoi Kada Elshanit.

Image

Festivali Ndërkombëtar i këndimit “Prishtina Kids Fest” i cili promovon talentët e rinj dhe që promovon këndimin live, duke zbuluar në këtë forme yjet e moshës së re, është festivali i parë i këtij lloji në Kosovë, të cilin e organizon Qendra Multikulturore Ndërkombetare për Fëmijë dhe të Rinj, me drejtoreshë Drita Rudi. Fituese të çmimit “Grand Prix” në PKF viteve të kaluara ishin: Greata Azizi , Antonia Dora, Klesta Qehaja etj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme