“Identitet” nga Majlinda Kelmendi ekspozohet në manifestimin “Ora e Maleve”

“Identitet” nga Majlinda Kelmendi ekspozohet në manifestimin “Ora e Maleve”

29 tetor 2017 22:46

Artistja Majlinda Kelmendi ka hapur ekspozitën e saj personale “Identitet” në kuadër të manifestmit tradicional “Ora e Maleve” të mbajtur në Rozhajë gjatë ditës së djeshme. 

Në këtë manifestim ishin pjesëmarrës shumë artistë, poetë, e shkrimtarë të trojeve shqiptare, transmeton Koha.net. 

“Identitet” i Kelmendit u hap në Galrinë Magaza. Gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës ishin një numër e madh vizitorësh, mes tyre edhe ambasadori i Shqipërisë, Ernal Filo. 

Jo pa qëllim artistja kish zgjedhur këtë titull duke e lidhur me historinë e këtij qyteti dhe vet historinë e qëllimin e këtij manifestimi, tashme në edicionin e IX të organizuar nga Ali Daci. 

“Krijimet artistike janë të lidhura me jetën dhe sfidat tona. Mbi të gjitha jeta është një luftë e vërtetë për të tejkaluar e përballuar situata të ndryshme dhe falë tyre ne krijojmë identitetin tonë, në kulmin e zinxhirit ushqyes. Vetpërqëndrimi është një produkt përcaktues i  karakterit  të punës së artistit. Lindim të ndryshëm.Vetbesimi  është destinacioni që nuk mund t'i shmangemi , arsye e cila transformon personalitetin tonë në një luftë të vazhdueshme me pengesa. Quhet e rëndësishme që të çlirohemi nga modele të tiposura që na shterojnë atë çfarë kemi ne të veçantë prej një projektimi inteligjent”, është shprehur Kelmendi me rastin e hapjës së ekspozitës, transmeton Koha.net. 

Kurse kritiku Aldemar Ibrahimoviq theksoi në fjalen e tij se, “realizimet në pikturë të profesoreshes Majlinda Kelmendi drejtpërdrejt dhe në mënyrë ambicioze ndërlidhen me atë traditën e pikturës shqiptare e cila zë vend aq të rëndësishëm e të lartë në nënqiellin e përbashkët në rajon. Majlinda e shfrytëzon gjuhën inovative të pikturës, e cila aktivisht komunikon me nevojat vizuele të  kohës sonë dhe të asaj që ajo bartë. Përcaktimi i saj apriori ikën nga konceptimi klasik i pikturës dhe synon qëmtimin drejt lirisë absolute”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 3 nëntor 2017.

Pas kësaj të pranishmit u drejtuan në skenën, në të cilën u prezantuan veprat poetike të përmbledhura dhe botuara nga aktori dhe poeti Çun Lajçi, u lexuan me shumë ndjeshmëri nga Agim Xheka, si dhe poeti e kritiku letrar Besnik Mustafaj, të cilë me prezantimet e tyre artistike pasuruan edicionit e IX letrar “Ora e Maleve”. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme