“The Death of Stalin” për intrigat e Kremlinit

“The Death of Stalin” për intrigat e Kremlinit

29 tetor 2017 19:00

Frika shpërndahet si gaz që lirojnë kufomat, në horrorin e satirën e mrekullueshme të Armando Iannuccit “The Death Of Stalin”.

Është komedi e zezë për intrigën e Kremlinit që përcjellë vdekjen e Joseph Stalinit në vitin 1953 – i përshtatur nga Iannucci, Davis Schneider dhe Ian Martin prej serive grafike të romanit të shkruar nga Fabien Nury dhe Thierry Robin, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Të ballafaquar me ikjen e paparashikueshme të Stalinit, për aq kohë të respektuar si asgjë më pak sesa një perëndi, këto personalitete sovjetike janë në panik, bëjnë komplote dhe hyjnë e dalin në mohim: një gjendje e çuditshme dhe jofunksionale e mendjes.

Natyrisht të gjithë tmerrohen të thonë me zë të lartë se ai ka vdekur – një vepër kuazi-mbretvrasje që në çdo rast mund të kthehet në gabim dhe interpretim i asaj se çfarë do të donin e mendonin tradhtarët. Por ai është i vdekur dhe Iannucci e tregon atë sikur të jetë largimi i magjisë së zezë.

Gjithë ata oborrtarë dhe spiunë papritur janë kthyer në fëmijë të frikësuar dhe të djallëzuar. “The Death Of Stalin” ka një kastë të mrekullueshme dhe aktrojnë me ftohtësi dhe fuqi të pamëshirshme. Secili ka nga një rol të shkëlqyeshëm; secili shtjerr secilën pikë të tmerrshme.

Michael Palin është i jashtëzakonshëm si Molotov, funksionari patetik me fytyrë simpatike, por të palumtur që prej kohës kur sakrifikoi martesën dhe respektin e tij për veten në altar të Stalinizmit; Steve Buscemi është Khrushchevi i pacipë, i cili nga një gjyqtar i palodhur shndërrohet në një lojtar; Andrea Riseborough është imponuese në rolin e vajzës së Stalinit, Svetlana.

Jeffrey Tambor është në rolin e Malenkovit, ndërsa Rubert Firend luan rolin e djalit të Stalinit, Vasily. Jason Isaacs është heroi i luftës Zhukov, të cilit ai i ka dhënë një lloj theksi verior: njeri me këmbë në tokë i cili bartë mbi supe fundin brutal të filmit. Dhe në mesin e tyre është Simon Russell Beale si shef sekret i policisë, Beria, një figurë shumë djallëzore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme