“Matilda” përballë sulmeve në Rusi

“Matilda” përballë sulmeve në Rusi

29 tetor 2017 17:00

“Matilda” është e mirë në lojën kukafshetas. Premiera nuk është promovuar me asgjë: as posterë, as traileri, as broshurë a program.

Në vend të kësaj, kalendari i ngjarjeve në “Marrinsky Theater” të Shën Petersburgut, e dha lajmin për një performancë mysafire të Baletit Kombëtar Estonian. Asgjë më tepër, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Thuajse i panjohur mbeti fakti që atë ditë të hënë, teatri i famshëm ishte nikoqir i një ngjarjeje me rëndësi kombëtare, premierën e filmit që e mbajti gjithë vendin nën ankth për muaj të tërë.

Në “Mariinsky”, një tjetër skenë pranë asaj ku interpretoi trupa bashkëkohore estoniane, një balerinë krejtësisht tjetër po vallëzonte - një që ishte historike, klasike e kontroverse. Emri i saj? Matilda - personazhi kryesor i filmit të regjisorit rus Alexei Uchitel.

Thuajse 100 vjete më parë, Matilda Kschessinskaya, valltarja perfekte me origjinë polake, mori vëmendjen e Nicholas II, carit të fundit të Rusisë. Afera thuajse i kushtoi atij me fron - gati për shkak se qëndroi i palëkundur dhe iu rikthye gruas së tij, princeshës gjermane, Alix von Hessen-Darmstadt.

Monarkia ishte ruajtur, edhe nëse jo për kohë të gjatë. I realizuar sipas Hollywoodit me një dramaticitet pompoz të kostumeve, filmi ka qenë halë në sytë e Kishës Ortodokse Ruse për gati një vit dhe u kishte dhënë përkrahësve të kishës një arsye për urrejtje e dhunë. Polemikat u bënë aq të ashpra, saqë një numër kinemash janë duke refuzuar ta shfaqin filmin.

Aktori kryesor në filmin “Matilda”, gjermani Lars Eidinger, madje e ka anuluar udhëtimin për pjesëmarrje në premierën në Rusi për shkak të frikës nga sulmet. Ai është cilësuar në Rusi si “aktori homoseksual porno gjerman”.

Natalia kundër Matildas: një politikan kundërshton filmin

Prapa fushatës së urrejtjes është një biondinë delikate: Natalia Poklonskaya, njëra nga figurat më atraktive në politikën ruse. Ish-prokurorja në Gadishullin e Krimesë aktualisht është anëtare e Dumës.

Gati se një vit më parë ajo e kishte kundërshtuar filmin “Matilda”. E akuzon filmin për portretizim të carit në mënyrë “të padenjë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme