Portretizimi i një gjeniu të shpërqendruar

Portretizimi i një gjeniu të shpërqendruar

29 tetor 2017 15:00

Në vitin 1482, Leonardo da Vinçi e kishte lënë vendlindjen e tij në Toskanë dhe qe shpërngulur në Milano. Ai i kishte shkruar Ludovico Sforzas, udhëheqësit të qytetit, duke listuar kualifikimet e tija mbresëlënëse, me shpresën që do t’i ofrohej ndonjë vend pune.

Mund të projektonte ura, të bënte lloje të reja të topave minahedhës, të gjurmonte “paragrafët e fshehtë”, të krijonte rrugë nëpër ujëra dhe të planifikonte qytete.

Këtyre arritjeve, Leonardo asokohe 30-vjeçar ia kishte shtuar edhe një gjë: “sa i përket pikturimit, mund të bëj gjithçka të mundshme”, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Megjithatë, autori i pikturës së famshme “Mona Lisa”, kishte përmendur vetëm tërthorazi shkathtësitë e tij artistike.

“Ajo që kryesisht prezantoi ishte pretendimi i ekspertizës së tij në inxhinierinë ushtarake”, shkruan Isaacson në këtë biografi të larmishme e shumë të dashur për njeriun e madh të Renesancës.

“Këto mburrje ishin aspiruese. Ai asnjëherë nuk kishte qenë në fushëbetejë dhe as nuk kishte ndërtuar në të vërtetë ndonjë nga armët që i përshkruante”. Në fund, Leonardo ia doli të hyjë në oborrin e Ludovicos, ku menjëherë bëri emër për veten – si dizajnues i paradave. Ai krijonte sete, kostume, skena dhe mekanizma skenikë për të kënaqur audiencën e tij (dhe punëdhënësin) nëpër festime të shumta... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme