Kulla që lidhet me “Besa - Besë” Foto: Koha

Kulla që lidhet me “Besa - Besë”

29 tetor 2017 13:00

Jo shumë larg Konakut të Jashar Pashës ndodhet ajo që vendasit edhe sot e kësaj dite e njohin si Kulla e Pashës. Në mes të pazarit në Pejë, monumenti i moçëm nuk bie lehtë në sy. Nëpër gurët e saj, nga tregtarët, varen si “ekspozitë” rrobat që presin pronarët e rinj.

Por objekti me tre kate që u ndërtua diku nga gjysma e shekullit XIX është vetëm ekspozita më e mirë. Bart më vete jo vetëm vitet që e bëjnë monument kulturor, por edhe namin që ia jep epitetin një objekti të veçantë të historisë. Me gjithë dilemat që shtrohen, shumica e studiuesve të historisë shprehin bindjen se pikërisht në këtë kullë është mbajtur Kuvendi i Lidhjes së Pejës “Besa - Besa”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dikur e ka pasur funksionin e shtëpisë së miqve. Prej vitesh ajo është pronë e familjes Kelmendi. Shteti e ruan me ligj këtë monument, si pronë të Lemzare Kelmendit.

Arkitektura qytetare dhe transformimet

Kulla historike e Pashës në qytetin e Pejës nuk mundi t’i shpëtonte agresionit të ushtrisë e policisë së ish-Jugosllavisë, që në luftën e fundit në Kosovë 1998/99 po digjte e shkatërronte gjithçka që u binte ndërmend e mund të bënin.

Kulla u dogj në një pjesë të madhe të saj. Tek me intervenimin e familjes Kelmendi ajo u rikonstruktua në gjendjen fillestare. Ndërhyrjet në pamjen e jashtme mund të vërehen lehtë. Por kjo nuk ia humb hijeshinë monumentit, që në pjesën ballore të tij është rikonstruktuar me gurë të latuar, në formën që ka pasur dikur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme