Kulturë

Prej “Rrugës së suksesit” në Shqipëri deri te “Mundimet” në Izrael

Fiks para katër vjetësh Butrint Morina kishte qindra rrëfime për veprat e tij e dhjetëra skulptura që kishin zënë vend nëpër hapësira publike në disa vende të botës.

Njëri prej rrëfimeve ishte ai për skulpturën “Miqësia” dhuruar ish-kryeministrit britanik Tony Blair më 2010, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një tjetër është edhe ai se si u punësua në Fabrikën e Gurit në Kijevë dhe aty do të bënte art. Por rrugëtimi i tij duket sikur të jetë paracaktuar nga një vepër që e ka realizuar së fundmi. Titullohet “Rruga drejt suksesit” dhe tashmë ka zënë vend në një qytet të Shqipërisë.

Prej tetorit të vitit 2013 - kur gjerë e gjatë do të fliste për artin e tij, lidhjen me gurin që thoshte se ishte e natyrshme pasi ishte lindur në Kullën prej guri ku ka punuar gjyshi i tij - Morina s’është ndalur në krijimtarinë e tij. Vetëm brenda këtij viti Izraeli, Turqia e Irani janë vendet e radhës ku tashmë kanë zënë vend veprat e tij

Ai ka besim të madh tek puna. Është i bindur se ajo është rruga e sigurt drejt suksesit. Përderisa më 2010 ka përfunduar studimet themelore për skulpturë dhe më 2015 ato në nivelin master, veprat e nënshkruara prej tij vazhdojnë të shpërndahen nëpër hapësira publike jashtë Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.