Aktorja e pakapërcyeshme për rolet kryesore

Aktorja e pakapërcyeshme për rolet kryesore

29 tetor 2017 10:00

Emri i Adriana Matoshit thuajse nuk mungon asnjëherë kur nis a përmbyllet një projekt filmik i realizuar viteve të fundit në Kosovë.

Aktorja 37-vjeçare del të jetë e preferuara e regjisorëve që janë duke kapërcyer kufirin e duke çuar një pjesë të kinematografisë kosovare në ngjarjet më me nam të botës së filmit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Matoshi është shoqëruesja në rrugëtimin e protagonistit të filmit “Babai” me regji të Visar Morinës që para dy vjetësh ishte propozimi i Kosovës për “Oscars”. E në kandidatin e sivjetmë për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj - “T’padashtun” me regji të Edon Rizvanollit - e bart peshën kryesore me portretizimin e Zanës, nënës së përdhunuar në kohë lufte që jeton në Holandë.

Është e përfshirë edhe në trekëndëshin e dashurisë që shtjellon filmi “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit, që më 28 nëntor do të shfaqet premierë në “Tallin Film Festival”. Aty luan rolin e Anitës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme