Një realitet i ri e ka fillimin pikërisht në fantazinë artistike

Një realitet i ri e ka fillimin pikërisht në fantazinë artistike

29 tetor 2017 08:53

Shuk Orani është artist multimedial me vendbanim në Hamburg të Gjermanisë. Ka përfunduar Akademinë e dizajnit multimedial, si dhe Akademinë për publikime elektronike - art dhe dizajn, po ashtu në Hamburg.

Veprat e tij mund të shihen në ekspozita të ndryshme, por edhe në shumë objekte prestigjioze, ndër to edhe në hotele të Hamburgut, zyra arkitektësh, koleksionarë artesh e të tjera, të cilët vlerësojnë lart punën e artistit me prejardhje nga Kosova, shkruan sot “Koha Ditore”.

Midis ekspozitave të shumta mund të veçohet ekspozita në Muzeun e Luvrit me fotografi digjitale në vitin 2015, ekspozita në MOCA - Museum of Contemporary Art në Pekin, ekspozita në Venecia, Padova, Cambridge e të tjera.

Orani, midis tjerash, krijon edhe art konceptual, koncepte të tëra janë tanimë të integruara në korporata dhe institucione prestigjioze. Aktualisht Orani është pjesë e një “Projekti artistiko-shkencor”, i cili ka të bëjë më modernizimin dhe urbanizimin e një qyteti të caktuar në Kinë.

Orani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Vepra. Një vepër, krijimtari në një lëmë të caktuar në botën reale të njeriut! Shprehje e një ndjenje, opinioni apo reflektimi të çështjeve të caktuara, bazuar në pikëpamjet tona për një shoqëri, çështje, ideologji apo edhe gjëra të thjeshta njerëzore, si dashuria për njeriun, atdheun, një dhimbje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme