Kulturë

Politika austro-hungareze për shqiptarët autoktonë në Ballkan

Koncepti i imperializmit kulturor i Johan Galtungut dhe teoria lidhur me raportin individual dhe institucional si aktor social e Pierre Bourdieus, i kanë hyrë në punë albanologut austriak Kurt Gostentschnigg për të bërë një studim sa i përket studimit për etnogjenezën shqiptare nga albanologët e Austro-Hungarisë.

Bazuar në këto teori ai ka nxjerrë disa përfundime, të cilat flasin se albanologët e kësaj perandorie mund të kenë qenë të ndikuar politikisht kur janë marrë me shqiptarët, shkruan sot Koha Ditore.

Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare shkencore “Studimet albanistike në vendet ku flitet gjermanisht”, Kurt ka thënë se qëndrimet e përbashkëta të albanologëve ishin që të zbardhet historia e panjohur e shqiptarëve. E ky, sipas tij, ishte edhe qëllim i elitës udhëheqëse të Austro-Hungarisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.