Artistët janë fëmijë të botës

Artistët janë fëmijë të botës

28 tetor 2017 13:30

Faruk Begolli ishte me gjasë shqiptari i fundit që pas luftës ende voziste “Jugo” në Prishtinë dhe që ende pinte cigare “Drina”.

“Jugo” e tij ishte e lodhur dhe e shkatërruar, kishte frena që duhej shtypur fort, por atij i shërbente akoma. “Drinat” ndërsa ia sillnin nga Serbia, kujtdo që i binte rruga andej. Sivjet janë bërë 10 vjet nga vdekja e tij, shkruan dramaturgu Jeton Neziraj në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Në vitet ‘70 dhe ‘80 ai ishte një prej aktorëve më të kërkuar të filmit në gjithë ish-Jugosllavinë. Ishte ajo kohë kur në qytete të ndryshme krijoheshin klubet e adhuruesve të tij.

Ka luajtur në rreth 70 filma artistikë metrazhesh të ndryshme dhe në dhjetëra shfaqje teatri. Në moshën 33-vjeçare, Begolli kishte pas vetes 33 filma, shumica e të cilëve kishin për autorë, regjisorët më në zë të asaj kohe në ish-Jugosllavi.

Akoma takoj njerëz në Beograd që kur ua përmendi Faruk Begollin, u mbushen sytë me lot. Të mos flasim për Prishtinën, ai kujtohet me mallëngjim nga të gjithë, sidomos nga ish-studentët e tij.

Më kujtohet që, sa herë që kalonim kufirin Kosovë – Mali i Zi, policët malazez, sapo e shihnin Begollin në automobil, u ndërrohej çehrja, ngazëlleheshin, bëheshin më dashamirës dhe ia kujtonin filmat ku kishte luajtur. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme